Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh ambasadorët dhe kabinetin qeveritar në Elbasan, te Gjergj Luca


Kryeministri Edi Rama, ministrat e kabinetit të tij së bashku me disa ambasadorë nga vendet e BE-së dhe SHBA-ve janë takuar në restorantin e Gjergj Lucës në Labinot të Elbasanit.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit të qeverisë shqiptare me ambasadorët.

Asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka zbuluar detaje nga takimi.

Ndërkohë, ambasadorët e vendeve të BE-së dhe ajo e SHBA-ve, takuan kryetarin e opozitës Lulzim Basha por në selinë blu.

Në video shihet teksa hyjnë makina në ambientet e subjektit privat dhe makinat e tjera te parkuara.