Vendosni fjalën kyçe....

Goditet grupi kriminal në Dimal, arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim


Policia e Beratit kka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Sipas hetimeve disa mujore, grupi siguronte lëndë narkotike, e ndante në doza dhe e shiste në qytet.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dimali 3”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike kokainë, në Dimal.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Arrestohen 3 pjesëtarë të grupit dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Si rezultat i hetimit të ndjekur për disa muaj, me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndës narkotike kokainë në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Dimali 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Beratit, konkretisht:

“Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, shtetasit K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.