Vendosni fjalën kyçe....

Çela i përgjigjet Mulës: Ju kemi ftuar disa herë, dinjiteti i popullit do prevalojë mbi çdo artist pavarësisht suksesit të tij


Drejtoresha e Teatrit të Operas e Baletit, Zana Çela i është përgjigjur artistes Inva Mula, pas akuzave të kësaj të fundit se ishte ftuar në ceremoninë e përurimit si spektatore, duke e hedhur poshtë ftesën.

Në një status të gjatë në Facebook, Çela sqaron se Mula është ftuar disa herë e për këtë është thyer edhe protokolli duke shtuar se akuzat e Mulës cenojnë dinjitetin e institucionit e atë kombëtar.

“TKOBAP jo vetem ka ftuar Znj. Mula per te performuar ne kete event, por ka thyer edhe protokollin moral te dinjtetit tone kombetar, duke e perseritur ftesen ne drejtim te saj disa here pa marre asnje pergjigje. Znj. Mula eshte ftuar dhe mbajtur ne dijeni te modifikimit te datave te inaugurimit per shkak te forcave madhore si termeti dhe pandemia, si ne menyre zyrtare ashtu edhe shoqerore deri ne percaktimin e datave perfundimtare, por nuk dha kurre nje pergjigje. Ofendimi personal nga arroganca e mos-pergjigjes eshte kaq i vogel dhe i parendesishem. Ashtu sic eshte edhe pretendimi absurd pas shfaqes per mos-ftese. Ajo qe vret eshte cenimi i dinjitetit te ketij institucioni nga mospergjigja si injorim i kesaj ftese. Ky injorim ndaj fteses se ketij institucioni publik, ne nje event kaq te rendesishem e historik te tij, nuk eshte nje ofendim ndaj meje si drejtuese apo ndaj stafit me te cilin punoj, por eshte nje ofendim ndaj dinjitetit tone kombetar, ndaj cdo artdashesi, cdo tatim-kontribuesi, e ndaj cdo artisti qe ka shkruar e shkruan historine e ketij institucioni. Ashtu sikurse ne garat sportive, sportdashesit me te drejte ofendohen e lendohen kur nje sportist refuzon te perfaqesoje kombin tone, ashtu ndihemi edhe ne sot nga ky injorim kundrejte institucionit me te rendesishem kombetar artistik ne vend.” – shkruan Çela.

Ajo shton më tej se pavarësisht nëse dikujt i pëlqejnë drejtuesit e një institucioni ftesa për të përfaqësuar vendin duhet të bëjë krenar këdo.

Çela e mbyll reagimin duke theksuar se dinjiteti i popullit do prevalojë gjithnjë mbi çdo artist pavarësisht suksesit të këtij të fundit.

“Te pelqejne apo jo drejtuesit e TKOBAP, ata te federatave te ndryshme te sportit, kengetaret apo shoket e ekipit, ftesa per te perfaqesuar vendin tend duhet te beje krenar cdo kend qe e merr, e duhet ta vleresoje kete mundesi ashtu sic shume te tjere e kane bere duke sakrifikuar kohen, te ardhurat e tyre, e shpesh here edhe te ardhmen e tyre. E natyrisht, ata qe nuk e kane pranuar apo kane zgjedhur te perfaqesojne nje komb tjeter, kane bere gjithmone fajtore individet (drejtuesit, politikanet), duke harruar mardhenien personale qe gjithsecili nga ne ka me kombin, popullin e historine. E pra, eshte pikerisht kjo ajo qe me ofendon mua, sepse TKOBAP eshte nje institucion kombetar, dhe dinjiteti i tij e i popullit tone do te prevaloje gjithmone mbi cdo artist pavaresisht nga suksesi i ketij te fundit.” – mbyll reagimin drejtoresha e TKOB.