Vendosni fjalën kyçe....

“Nipi i Shkëlqim Fushës, kandidat i PS-së për këshillin bashkiak të Tiranës”


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar pjesëmarrjen në garën për këshillin bashkiak të Tiranës, të nipit të biznesmenit Shkëlqim Fusha, të cilit kryebashkiaku Erion Veliaj i ka ofruar disa tendera, duke përfshirë atë të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një Teatri të ri.

Zhupa ka publikuar të dhënat në gjendjen civile që tregojnë qartë konfliktin e interesit në kandidimin e Genc Dukës. Kandidati i PS-së i propozuar nga Veliaj për Këshillin bashkiak, është djali i motrës së Shkëlqim Fushës.

Sipas zëdhënëses së PD-së, nëpërmjet nipit të tij Shkëlqim Fusha tanimë do jetë edhe vendimmarrës në bashkinë e kryeqytetit.

“Shkëlqim Fusha nuk do të jetë vetëm klient por edhe vendimarrës i aferave korruptive të Veliajt!

Në listën e këshilltarëve bashkiak që ka propozuar Veliaj është vëndosur edhe Genc Beram Duka. Genci është nipi, djali i motrës i Shkëlqim Fushës. Oligarku i preferuar i Veliajt, duket se e ka kaluar lidhjen mes tyre në nje tjetër stad. Tashmë ai me anë të nipit të tij kërkon të jetë pjesë e vendimarrjes. Fusha shpk është kompania që ka marr me shume tendera në Bashkinë e Tiranës dhe qe i është dhënë me ligj special prona publike e Teatrit Kombëtar.

Lidhja e fortë e Veliajt me Fushajt, ka një nyje që nuk këputet dot, është dosja e vrasjes se Ardit Gjoklajt që kryebashkiaku e mbylli me Petrit Fushën duke i hapur qesen e fondeve të bashkisë dhe pronat e saj për Shkëlqim Fushën.”, shkruan Zhupa.

“Fusha Sh.p.k” duket të jetë kompania e preferuar e Erion Veliajt, pasi ka marrë më shumë tendera nga bashkia e Tiranës.

FUSHA ishte kompania që u ofrua për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, duke marrë në këmbim mijëra metra tokë publike ku ishte parashikuar të ndërtoheshin disa godina.

Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar u miratua 2 herë në Kuvend nga qeveria e Ramës dhe mazhoranca socialiste pavarësisht kundërshtive të presidentit Meta, i cili e ktheu atë duke renditur një numër të madh shkeljesh.

Kompania FUSHA i përket Shkëlqim Fushës, vëllait të Petrit Fushës, ish-kreu i prokurorisë së Tiranës i dorëhequr pak kohë më parë nga organi i akuzës duke mos iu nënshtruar vettingut.

Petrit Fusha është fotografuar duke u takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, pas vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës më 7 gusht 2016. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *