Vendosni fjalën kyçe....

Figura e humbur e shahut del në ankand, pjesë e koleksionit të vitit shekullit të 12-të


Një figurë shahu e kohës së Mesjetës, që mungonte prej më shumë se 200 vjetësh pritet të fitojë më shumë se 1 milion dollarë në ankand.

Familja që e kishte në zotërim copën e çmuar të shahut, e kishte mbajtur atë për 50 vjet pa e ditur se ishte një nga figurat e humbura të Lewis Chessmen.

Chessmen Lewis – një grumbull i njohur me 93 objekte – u zbuluan në vitin 1831 në Isle of Lewis.

Sidoqoftë, në kohën e zbulimit të tyre, mungonin pesë copë – një kalorës dhe katër ushtarë.

Megjithatë familja që e zotëron ka marrë vesh se figura e shahut, që ishte blerë nga një anëtar i saj për vetëm 8 dollarë në vitin 1964 nga një tregtar tjetër, është një nga xhevahirët që mungojnë nga koleksioni.

Lewis Chessmen janë ndër atraksionet më të mëdha në Muzeun Britanik dhe Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinburg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *