Vendosni fjalën kyçe....

BE paditet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për vdekjet e 12 mijë njerëzve në Mesdhe


Kërkohet procedimi penal i shteteve anëtare të BE-së për vdekjet e mijërave emigrantëve që u mbytën në detin Mesdhe duke ikur nga Libia.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (IÇ). Sikurse shkruan “The Guardian”, dokumenti prej 245 faqe bën thirrje për ndëshkimin e vendeve të BE-se mbi politikën e migrimit të tyre pas vitit 2014, pasi sipas akuzës “synon të sakrifikojë jetën e migrantëve në gjendje të vështirë në det, me qëllim të vetëm që të shpëtojë të tjerët në situata të ngjashme nga kërkimi i strehës së sigurt në Europë”.

Aktakuza synon BE-në dhe shtetet anëtare që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në krizën e refugjatëve: Italia, Gjermania dhe Franca.

Sipas këtij dokumenti, zyrtarët dhe politikanët me vetëdije krijuan “rrugën më të rrezikshme të migrimit në botë”, duke rezultuar në humbjen e më shumë se 12.000 njerëzve. Aktakuza është krijuar nga avokatë ndërkombëtarë me përvojë.

Dy autorët kryesorë që dorëzuan aktakuzën janë Juan Branco, i cili më parë ka punuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, si dhe në ministrinë e punëve të jashtme të Francës dhe Omer Shatz, një avokat izraelit që jep mësim në Universitetin Science Po në Paris.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *