Vendosni fjalën kyçe....

Fergie firmos divorcin me bashkëshortin


Fergie më në fund ka firmosur dokumentet e divorcit me bashkëshortin e saj Josh Duhamel, dy vjet pasi ata njoftuan për ndarjen.

Fergie dhe Josh kanë qëndruar sëbashku për 13 vite, tetë prej të cilave të martuar. Ata janë prindër të një djali, pesë-vjeçarit Axk Jack Duhamel.

Sipas të dhënave të gjykatës, Fergie paraqiti kërkesën për divorc të premten në Pasadena të Kalifornisë.

Çifti i famshëm i thyen zemrën fansave kur dhanë në shtator të 2017-ës, lajmin e hidhur se do të ndaheshin.

 “Me dashuri dhe respekt absolut ne kemi vendosur të ndahemi këtë vit. Për t’i dhënë familjes tonë mundësinë më të mirë për t’u përshtatur, ne donim ta mbanim këtë çështje private përpara se ta ndanim atë me publikun.

Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë të bashkuar në mbështetjen për njëri-tjetrin dhe për familjen tonë”, thuhej në deklaratën e tyre.

Kur u pyet për ndarjen më vonë atë vit, Fergie tha:  “Nuk ishte plani im. Doja të qëndroja përgjithmonë e martuar”. Ajo shtoi se vazhdonte ta donte bashkëshortin, edhe pse kishin vendosur të ndaheshin.