Vendosni fjalën kyçe....

Rekomandimi për hapjen e negociatave, Rama nxiton të mburret: I kemi kryer me sukses detyrat


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Sipas Ramës, ky vendim konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar me sukses kushtet e vendosura për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”, shkruan Rama. Më herët, raportuesi për Shqipërinë Jonahes Hahn tha se Komisioni rekomandon që Këshilli të hapë negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por kujtojmë se vendimi i fundit për hapjen e negociatave merret nga udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së përmes një samiti të rregullt. Rekomandimi i KE-së mund të bjerë më 18 qershor në një takim të ministrave europianë në Luksemburg nëse vendet anëtare vendosin për “JO”.

Ehe në prill të 2018, Shqipëria mori rekomandim për hapjen e negociatave. Por dy muaj më pas, Këshilli i Europës vendosi për shtyrjen e negociatave në qershor të 2019-ës.

Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Francë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *