Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej për vrasje në Shqipëri, 29-vjeçari arrestohet në Greqi


Një 29-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar ditën e sotme në Lakoni të Spartës, në Greqi.

Sipas mediave greke, 29-vjeçari kërkohet për një vrasje të kryer në bashkëpunim në 4 tetor të 2012-ës në Shqipëri.

Sipas policisë greke, ai do të dërgohet në gjykatën e Selanikut, pasi ka shkelur edhe rregullat e qëndrimit në shtetin fqinj.