Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e socialistëve, diskutimet për fushatën zgjedhore


Kryeministri Rama mblodhi mbrëmjen e së martës deputetët, në një darkë informate, ku u diskutua për çeljen e fushatës zgjedhore, e parashikuar për të shtunën më 1 qershor.

Sipas ‘BalkanWeb’ se kryeministri Rama ka kërkuar takime sa më të shumta me zgjedhësit si dhe fushata të vijojë me ritme të larta.

Gjithashtu u diskutua lidhur me përmbajtjen e fushatës dhe spoteve publicitare.

Pas çeljes së fushatës të shtunën, kryeministri Rama do të udhëtojë të dielën në Lezhë, ku do të prezantojë kandidatin e socialistëve, Pjerin Ndreu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *