Vendosni fjalën kyçe....

Fytyra e emigrantit shqiptar në muralin më të madh në New York, artisti i fiksuar dhe me Nënë Terezën (FOTO/VIDEO)


Artisti brazilian i grafiteve të rrugës, Eduardo Kobra, ka piktuaruar fytyrën e një emigranti shqiptar në një prej muraleve më të mëdha në qytetin e New York-ut.

Kjo është një nga fotografitë historike nga Ishulli “i Emigrantëve” Ellis (Ellis Island), që tregon portretet e pesë emigrantëve që mbërritën në SHBA në mes të shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit të 20. Ky mural është pjesë e një serie prej 18 pikturimesh shumëngjyrëshe masive që, Kobra ka bërë vitin e kaluar anembanë në New York City.

“Murale në fasadën e City-As-School, një shkollë publike në West Village, Manhattan, që tregon portretet e pesë emigrantëve që mbërritën në New York rreth 100 vjet më parë dhe kalluan nga Ellis Island, hyrja kryesore për emigrantët që erdhën në Shtetet e Bashkuara në mes të shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit të 20. Në 800 metra katror, ​​ky panel është më i madhi nga të gjithë.”, tregon vetë artisti në rrjetet sociale.

Projekti përfshin edhe punë të artistëve të tjerë si dhe të nxënësve të shkollës. Në një tjetër vepër të Kobrës, paraqitet Nënë Tereza përballë Mahatma Gandhit.

 

Artisti portugez duket se e adhuron Nënë Terezën, pasi ky nuk është murali i vetëm që bën për të. Në një tjetër mural, këtë radhë në Sao Paulo, humanistja shqiptare shfaqet sërish.

“Luftërat, dhuna, racizmi, jotoleranca, persekutimi fetar … Toka është plot me lajme të këqija. Në këtë mural, që pikturova në São Paulo, kam bashkuar gjashtë veta që luftuan për paqe. Dalai Lama, Nënë Tereza, Malala, Mandela, Gandhi dhe Luther King na frymëzojnë të bëjmë më të mirën, të bëjmë gjëra të mira dhe të mos heqim kurrë dorë nga idealet tona.”, shkruan artisti brazilian.

 

View this post on Instagram

 

Guerras, violência, racismo, intolerância, perseguições religiosas… O planeta está cheio de notícias negativas. Neste mural, feito em São Paulo ano passado , reuni seis pessoas que lutaram pela paz. Dalai Lama, Madre Teresa, Malala, Mandela, Gandhi e Luther King nos inspiram a fazer nosso melhor, praticar o bem e nunca desistir de nossos ideais. Rua Heinrich Hertz 256 Wars, violence, racism, intolerance, religious persecution … The Earth is full of bad news. In this mural, which I painted in São Paulo, I’ve put together six people who fought for peace. The Dalai Lama, Mother Teresa, Malala, Mandela, Gandhi, and Luther King inspire us to do our best, to do good things, and to never give up our ideals.

A post shared by Eduardo Kobra (@kobrastreetart) on