Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Nuk dua të hyjmë në luftë me Iranin, lufta vret njerëz


Presidenti Trump u zotua të mos lejojë Iranin të marrë armë bërthamore – por përsëriti ngurrimin e tij për të shkuar në luftë.

Pavarësisht se shumë media pro demokratëve e akuzojnë Trump se po nxit luftën me Iranin, në një intervistë me “FoxNews“, ai u shpreh kundër një veprimi të tillë.

“Nuk do ta lejoj Iranin të ketë armë bërthamore”, tha Trump në një intervistë për gazetarin Steve Hilton.

Trump, gjatë intervistës, kundërshtoi ndërhyrjen ushtarake, por tregoi se zhvillimi bërthamor i Iranit do të përbënte një përjashtim urgjent.

“Unë nuk dua të luftoj. Por ju keni situata si Irani, që nuk mund t’i lejoni ata të kenë armë bërthamore – thjesht nuk mund të lejoni që kjo të ndodhë”, tha ai.

Duke folur me Hilton, Trump përmendi kostot e luftës dhe shtoi se donte të shmangte.

“Me gjithçka që po ndodh dhe unë nuk jam ai që beson -kini parasysh, unë nuk jam dikush që dëshiron të hyjë në luftë, sepse lufta i dëmton ekonomitë, lufta vret njerëzit që është më e rëndësishmja – shumë më e rëndësishmja “, tha presidenti amerikan.

Trump u ka bërë thirrje iranianëve të ulen në tryezë edhe pse duket se vazhdojnë të hakmerren ndaj sanksioneve më të larta të SHBA-së.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *