Vendosni fjalën kyçe....

Qeni me tre këmbë kthehet në hero, shpëton foshnjën e varrosur nën dhe


Një qen i quajtur Ping Pong, po trajtohet si hero në Tajlandë, pasi i ka shpëtuar jetën një fëmije të porsalindur që ishte varrorus nga nëna 15-vjeçare.

Ping Pong, i cili ka vetëm tre këmbë funksionale, u gjet nga pronari i tij duke gërmuar në një fushë në fermën e tij. Pronari Usa Nisaika u afrua për të parë rrëmujën që po bënte qeni, kur pa këmbën e një foshnje.

Sipas “FoxNews“, Nisaika e nxorri foshnjen dhe e dërgoi menjëherë në spital, ku mjekët konstatuan se nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim serioz.

Nisaika thotë se të gjithë në fshat janë mahnitur nga veprimet e Ping Pong dhe thonë: “ai është një hero sepse ai i shpëtoi jetën e fëmijës”.

“Unë e kam pasur Ping Pong që kur ai ka lindur dhe ai ka qenë gjithmonë shumë besnik dhe i bindur”, tha Nisaika për Mirror.

 “Kur ai ishte më i ri, një makinë e goditi dhe u plagos te këmbët e tij të pasme. Ai nuk mund ta përdorë më njërën këmbë, por më ndihmon kur mbaj lopët”.

Një ditë pas shpëtimit heroik, policia arrestoi nënën e re. Sipas guvernatorit Wichian Chantharanothai, përpara se të merret një vendim, do të vlerësohet gjendja shëndetësore e 15-vjeçares.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *