Vendosni fjalën kyçe....

Fshehu dënimin në Itali, Prokuroria kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin


Prokuroria e Tiranës kërkon1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Kujtojmë se Thanza, në formularin e dekriminalizimit nuk kishte deklaruar një dënim me burg të marrë nga gjykatat italiane në vitin 1999. Ai ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Por kur gjyqtari u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Megjithatë, mosdeklarimi i veprës penale në formularët e dekriminalizimit përbën vepër penale sipas ligjit në fuqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *