Vendosni fjalën kyçe....

PSG-ja synon t’i rrëmbejë 3 lojtarë Realit të Madridit, ofron 210 milionë dollarë


PSG-ja kërkon 3 lojtarë të Realit të Madridit për një shumë prej 210 milionë eurosh. Lajmi është dhënë nga francezja “Le Parisien” e cila jep edhe emrat e lojtarëve që kërkohen nga kryeqytetasit.

Presidenti Al-Khelaifi ka zgjidhur qesen dhe 3 emrat që do kërkohen nga madrilenët janë Toni Kroos, Gareth Bale dhe Isco.

Pas një sezoni krejtësisht të dështuar duke mos marrë asnjë trofe, drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur të bëjnë revolucion duke larguar shumë emra dhe duke afruar shumë të tjerë. 3 lojtarët që citohen nga media franceze bëjnë pjesë në emrat që pritet të largohen duke qenë se e kanë përmbushur kohën dhe misionin e tyre në Madrid.

Nga kjo kërkojnë të përfitojnë klubet e tjera rivale që mund të bëjnë përforcimet e duhura dhe PSG-ja nuk bën përjashtim në këtë drejtim.

Megjithatë në garë për emrat e lartpërmendur janë një numër i madh klubesh në Angli, Itali e Gjermani dhe do shihet nëse PSG-ja do arrijë ta përmbushë misionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *