Vendosni fjalën kyçe....

Goditi nipin me sende të forta, arrestohet 57-vjeçari në Cërrik


Një 57-vjeçar nga Cërriku, arrestohet pasdi dyshohet se ka qëlluar me sende të forta nipin e tij 34-vjeçar.

Nipi i të arrestuarit ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:N.K., 57 vjeç, banues në fshatin Shkozë, të Belshit, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij shtetasin: M.K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.Materialet hetimore kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje””, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *