Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Kavajë, humbin jetën 2 persona dhe plagosen dy të tjera


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku raportohet se ka edhe viktima. Sipas të dhënave të para, një automjet tip ‘Benz’ me targa AA615VO ka hipur në trotuar duke marrë para një nënë me dy vajzat e saj që po ecnin në trotuar por edhe kalimtarë të tjerë.

Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën nëna dhe një person që ndodhej në automjet.

Po kështu ka edhe persona të plagosur, të cilët janë transportuat në spital me makina të rastit. Aktualisht në spitalin e Durrësit janë një djalë dhe një vajzë, që ndodhen në gjendje rëndë, raporton Balkan Web. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *