Vendosni fjalën kyçe....

Arta Marku i shkon Edi Ramës në zyrë? Hyn me makinë në Kryeministri


Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku i ka shkuar këtë të diel në zyrë kryeministrit Edi Rama.

“Kokë më kokë” me kreun e qeverisë, i cili bashkë me deputetët e tij qe i vetmi që e votëbesoi në Kuvend apo është duke u takuar me vartës të tij?!

Sipas detajeve të para, Marku duket se ka mbërritur në Kryeministri jo me makinën e zakonshme që përdor gjatë punëve si e Përkohshme.

Nuk dihet me saktësi arsyes së vizitës së Markut, por sipas parashikimeve të mundshme është edhe diskutimi për kandidaturën e saj për garën për Prokurore e Përgjithshme, post të cilin ajo e kërkon.

Pasditen e djeshme mijëra qytetarë protestuan kundër Edi Ramës, protestë që u shoqërua me lëndime. Mbase edhe hetimi për protestat e opozitës mund të jetë një temë e preferuar mes dy të besuarëve, apo Markut dhe vartësve të Edi Ramës.