Vendosni fjalën kyçe....

KE-ja prezanton planin ekonomik për Ballkanin, asnjë surprizë për çeljen e negociatave me Shqipërinë


Komisioni Europian pritet të prezantojë sot planin ekonomik të investimeve për vendet e rajonit e Shqipërisë. Prezantimi i paketës do bëhet nga Komisioneri Për Zgjerimin, Varhelyi në Parlamentin Europian rret orës 15:00 e më pas ai do mbajë një konferencë për shtyp.

Për sa u përket çështjes së çeljes së negociatave, gazetarja Erisa Zykaj tha për Abc Neës se nuk priten të reja. Shqipëria ka 15 kushte për të plotësuar me 6 parakushte që duhen plotësuar para çeljes së negociatave.

6 parakushtet kanë të bëjnë me miratimin e Reformës Zgjedhore, bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ngritjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, ligji për mediat, uljea e emigracionit goditja e aseteve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *