Vendosni fjalën kyçe....

Me foto dhe video protesta e 11 majit në Tiranë


Siç ishte lajmëruar në orën 18 e 30 dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë në protestën e 11 majit të thirrur nga opozita e bashkuar. Pak çaste më vonë asaj iu bashkuan edhe Basha e Kryemadhi të cilët u nisën nga selitë respektive bashkë me mbështetësit e opozitës.

Ndërkohë para kryeministrisë, protestuesit kishin nisur të hidhnin bomba Molotov dhe fishekzjarre e sende të tjera në drejtim të godinës së kryeministrisë duke i vënë flakën dyerve.

Pas mbërritjes në mes të turmës, Basha foli para qytetarëve duke lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministri Rama duke deklaruar se zgjedhje me të në krye të qeverisë dhe klikën e tij kriminale nuk mund të ketë dhe nuk do ketë.

Në mes të fjalës së tij, pati një moment tensioni mes protestuesve dhe policisë dhe kjo e fundit hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve duke detyruar Bashën të ndërpriste fjalën e tij.

Basha u ngjit sërish në mes të turmës duke kërkuar moscënimin e forcave të policisë ndërsa tha se zgjedhjet e lira e të ndershme janë rruga e vetme drejt Europës.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos cënojnë efektivët e policisë duke theksuar se beteja e qytetarëve ishte me qeverisjen kriminale të Ramës.

Pas kësaj protestuesit nisën lëvizjen rreth kryeministrisë dhe më pas u nisën drejt parlamentit ku pati sërish përplasje mes policisë dhe qytetarëve. Fishekzjarreve të këtyre të fundit policia iu përgjigj me gaz lotsjellës ndërsa në një episod, u dhunua me shkopinj gome Sekretari Organizativ i PD-së, Seit Dollapi.

Protesta e sotme u transmetua nga disa media ndërkombëtare si Washington Post, RT e Zëri i Amerikës. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *