Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OBSH-së paralajmëron: Njerëzimi po hyn në një fazë të re e të rrezikshme të Covid-19


Pandemia Covid-19 është shumë larg nga zhdukja dhe ka hyrë në një fazë ‘të re dhe të rrezikshme’, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke paralajmëruar se virusi vrasës po ‘përhapet shpejt’.

Duke folur në një konferencë për shtyp të premten, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se njerëzimi tani po përballet me një fazë të re të pandemisë që ka pllakosur në vendet përreth globit për disa muaj.

“Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme. Shumë njerëz janë kuptueshëm të ngopur me të qenit në shtëpi, por virusi ende po përhapet shpejt.” – tha ai.

Në nivel global, Covid-19 ka infektuar më shumë se 8.6 milionë njerëz ndërsa mbi 450,000 persona zyrtarisht kanë vdekur nga sëmundje lidhur me koronavirusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *