Vendosni fjalën kyçe....

“S’do e lejojmë kurrë Iranin të prodhojë armë bërthamore” – Netanyahu


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, është zotuar se vendi i tij nuk do e lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore, pasi Teherani tha se synon të rifillojë pasurimin e Iranit dhe të tërhiqet gradualisht nga marrëveshja ndërkombëtare.

“Këtë mëngjes, teksa vija për në punë dëgjova se Irani synon të ndjekë programin e tij bërthamor. Ne nuk do të lejojmë Iranin të arrijë armët bërthamore. Ne do të vazhdojmë të luftojmë ata që synojnë të na vrasin “.

Irani njoftoi të mërkurën se do të pezullojë disa nga angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 në një periudhë prej 60 ditësh, duke filluar me refuzimin e shkatërrimit uraniumit të pasuruar.

Më parë, Franca tha se Britania dhe Gjermania po bënin gjithçka që mundnin për të mbajtur gjallë marrëveshjen. Kina deklaroi se të gjitha palët kanë përgjegjësi për të siguruar që marrëveshja të zbatohet plotësisht.

Gjatë njoftimit të tij në televizionin kombëtar, presidenti iranian Hassan Rouhani tha se shkalla graduale e angazhimeve të vendit ishte një reagim reciprok ndaj tërheqjes nga marrëveshja e Shteteve të Bashkuara, pothuajse një vit më parë.

“”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *