Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në një shkollë në Kolorado, një nxënës ndërron jetë, 7 të plagosur


Nxënësit të rreshtuar para shkollës, pas të shtënave me armë

Një nxënës ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë në një shkollë në Kolorado. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se të shtënat me armë nisën rreth orës dy të pasdites (sipas orës lokale) në STEM School Highlands Ranc, një shkollë në periferi të Denverit.

Dy të dyshuar janë arrestuar, që të dy nxënës të kësaj shkolle. I riu që humbu jetën thuhet se ishte 18-vjeç, ndërsa të lënduarit e tjerë janë të paktën 15-vjeç.

Sheriffi Anthony Spurlock tha në një konferencë shtypi se sulmuesit, targetuan nxënësit në dy vende të ndryshme kur u futën “brenda shkollës”. Të dyshuarit janë në paraburgim. Njëri prej tyre është i mitur; të dy janë nxënës të gjimnazit që sulmuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *