Vendosni fjalën kyçe....

Tabelat në gjuhën greke në Finiq, Rama: U hoqën se ishin jashtë kushteve teknike, do rivendosen sërish


Kryeministri Edi Rama në një deklaratë në kuadër të javës për Evropën ka folur edhe për incidentin me tabelat në gjuhën greke në Bashkinë e Finiqit të cilat ishin vendosur nga bashkia dhe më pas u hoqën nga policia.

Rama deklaroi se tabelat u hoqën nga policia sepse ishin jashtë kushteve teknike dhe se do rivendosen sërish sipas kushteve dhe kritereve teknike.

U ngrit një furtunë për disa tabela të vendosur në një zonë dhe pranë një zone me shumicë minoritare. U tha çfarë nuk u tha këtej, gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, por është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin por ishin jashtë kritereve dhe pamarë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një leje që do i evitonte të gjitha këto dhe shpenzimet e bëra.

Nuk u hoqën për të mos u vënë më, nesër do të vendosen dhe deri të premten do të jetë të vendosura të gjitha mbi bazën e ligjit në fuqi dhe kritereve teknike”-deklaroi Rama. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *