Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënimi i SHBA-së për avionët F-35, Rusia i ofron Turqisë avionët e saj SU-57


Rusia i ka ofruar Turqisë avionët e saj luftarakë të gjeneratës së pestë, SU-57 në rast se SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja për t’i shitur Ankarasë avionët F-35 pas përplasjes lidhur me sistemin raketor rus.

“Moska është “e gatshme të bashkëpunojë” nëse Ankaraja tregon interes në blerjen e avionëve rusë.” – tha Sergej Chemezov, kreu i konglomeratit të mbrojtjes shtetërore të Rusisë, Rostec.

Turqia dhe SHBA-ja kanë disa muaj që përplasen lidhur me blerjen nga ana e Ankarasë të sistemit raketor rus të mbrojtjes S-400 me kërcënimin e Uashingtoni për tërheqjen nga shitja e 100 avionëve F-35 me kosto 100 milionë dollarë secili ndaj Turqisë, në rast se kjo e fundit nuk tërhiqet nga marrëveshja me Moskën.

Turqia këmbëngul se sistemet anti-raketore të sipërfaqes ajrore të Rusisë nuk paraqesin asnjë kërcënim për sistemet e NATO-s dhe ka treguar se do të kërkojë një “plan B” në qoftë se marrëveshja me SHBA-në nuk mbyllet me sukses.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *