Vendosni fjalën kyçe....

Joe Jonas dhe Sophie Turner s’presin dot deri në verë, martesë surprizë në Vegas (VIDEO)


Për muaj me radhë na kanë gënjyer kur thonin se do martoheshin në verë, pasi Joe Jonas dhe Sophie Turner janë martuar këtë javë.

Pas natës së madhe në  Billboard Music Award, ku Joe dhe dy vëllezërit e tij Nick dhe Kevin performuan për herë të parë në natën e çmimeve, çifti u martua në një kishë në Las Vegas.

Madje Sophie Turner ka marrë mbiemrin Jonas. Në certifikatën e martesës së çiftit, të publikuar nga TMZ, aktorja e “Games of Thrones”, tanimë quhet ligjërisht Sophie Belinda Jonas.

Sophie dhe Joe i habitën fansat me dasmën e papritur në Las Vegas, e cila kushtoi vetëm 600 dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *