Vendosni fjalën kyçe....

Tirana fiton ndaj Skënderbeut, Partizani tregon supermacinë ndaj Flamurtarit


Tirana ka arritur të marrë një fitore minimale ndaj Skënderbeut në shtëpi duke rrëmbyer tre pikë në javët e fundit të Superligës.

Fitorja për “bardh e blutë” erdhi vetëm në minutat e fundit të takimit nga Hasani në minutën e 91’.

Në sfidën tjetër të luajtur në Vlorë, Flamurtari humbi ndaj Partizanit me rezultatin 0-3 me duke rrezikuar vendin e tretë.

Me gola të Hasanit, Mensah dhe Cinarit, “demat e kuq” hipotekuan fitoren dhe treguan se janë ata kampionët  në Superligë

Në sfidat e tjera, Teuta barazaoi pa gola ndaj Luftëtarit ndërsa Laçi barazoi 1-1 me Kastriotin.

Kështu Partizani mban vendin e parë me 65 pikë ndërsa në vendin e dytë ndodhet Kukësi me 55 pikë i djekur nga Flamurtari dhe Teuta me 48 pikë dhe Skënderbeu në vendin e 5 me 46 pikë njësoj sa Laçi i vendit të 6.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *