Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç e pranon: Ideja për korrigjimin e kufijve dështoi, dialogun e nisim kur të hiqet taksa


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ideja e tij për përkufizimin e kufijve ka rënë në ujë në Samitin e Berlinit.

Ai, në një paraqitje për media, pati akuza edhe për homologun e tij shqiptar, Hashim Thaçin, njofton Klan Kosova.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ideja e përkufizimit me Kosovës ka dështuar, pavarësisht idesë së tij për të zgjidhur një problem historik e sidomos jo për të lënë pasoja në të ardhmen. Por ka theksuar se nuk ka patur mbështetje as në Serbi për idenë e tij. Vuçiç i ka kushtuar ditën deklaratave për samitin e Berlinit, duke theksuar se shtetet që kanë njohur Kosovën duan njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës. Serbia e ka të vështirë të negociojë në këto kushte. Në Serbi ka theksuar se zgjidhja më e mirë ka qenë kompromisi.

“Populli ynë ka menduar ndryshe dhe shumica e botës dhe unë e kam kuptuar këtë. Kjo do t’i kushtoj shumë popullit tonë 20-30 apo 50 vite më vonë që nuk e kemi bërë përkufizimin”.

Presidenti serb, ashtu siç edhe ka shkruar në tekstin e tij autorial për të përditshmen Kurir, ka thënë se Serbia duhet të fokusohet tek ekonomia dhe zhvillimi, kurse në të ardhmen dikush tjetër do të duhet ta thotë të vërtetën. Vuçiç ka thënë se Serbisë i nevojiten miqtë ndërkombëtarë, por ka përsëritur se është i gatshëm të bisedojë. Thaçi dhe Haradinaj, siç ka thënë, nënvlerësuan Kancelaren Merkel dhe Presidentin Makron.

Kur të heqin taksën ne mund të flasim dhe ata mund ta gjejnë daljen si të duan, por nuk duan. I kam thënë edhe Merkel dhe Markon që ata nuk do të lëshojnë pe, ata nuk më besonin si mund ta refuzojnë Francën dhe Gjermaninë. E dija pasi ua njoh mentalitetin edhe pse s’e kam takuar parë Haradinajn”.

Presidenti serb ka theksuar se në Berlin ka qenë një sulm i organizuar kundër Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjës nga shumë shtete dhe kjo ka qenë e vështirë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *