Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon veprimet e opozitës: Mund të ofrojmë turizëm protestash


Kryeministri Edi Rama në një takim për hapjen e sezonit turistik në Lezhë nuk ka lënë pa ironizuar as veprimet e opozitës së bashkuar e cila që pas lënies së mandateve ka organizuar një seri protestash për të shtyrë shefin e qeverisë drejt dorëheqjes.

Rama pasi radhiti shifrat e turistëve që kanë vizituar vendin tonë përgjatë këtyre muajve ironizoi edhe opozitën duke u shprehur se “mund të ofrohet edhe protesta si atraksion turistik”.

Kjo obobo-ja  e madhe nuk ka ndikuar aspak tek numri i turistëve, madje mund të bëhemi një që ofrojmë edhe turizëm protestash. Mund të jetë një atraksion. Sidomos kur kemi të bëjmë me protesta të tilla të organizuara dhe stacione të përcaktuar dhe me të gjithë atë skenografinë  e përgatitur për  argëtuar njerëzit përmes ekraneve, mund të përfshihen në kalendarin turistik, për t’i ofruar turistëve të marrin pjesë në protesta, vetëm se do të “numërohen”, si protestues dhe do i rrisin numrin artificialisht”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *