Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha i dërgon Kate Middleton-it shënime, nëse nuk i pëlqejnë veshjet e saj


Dukesha e Kembrixhit është kthyer në një ikonë të stilit që kur u bë nuse në Familjen Mbretërore dhe veshjet e saj zakonisht shiten menjëherë pasi fansat përpiqen ta kopjojnë.

Te veshjet e saj shumë rrallë gjen një gjë të gabuar dhe dukesha gjithmonë duket e sofistikuar dhe elegante nëpër evente.

Por sipas një eksperti, ekziston një person që jo gjithmonë e miraton stilin e saj – Mbretëresha.

Mirror“, duke iu referuar një eksperti shkruan se mbretëresha i dërgon shënime Kate Middleton-it nëse asaj nuk i pëlqen gjatësia apo ngjyra e veshjeve të saj.

Në një dokumentar për Meghan Markle dhe princin Harry të “Quest Red”, Ashley Pearson tha: “Kate Middleton ka të tjera rregulla dhe kufizime, sepse ajo do të bëhet Mbretëreshë.  Ajo dhe Meghan nuk trajtohen njëlloj. Kate Middleton duhet ta veshë fundin e saj në një gjatësi të caktuar.

Mbretëresha rregullisht thuhet se i dërgon shënime nëse asaj nuk i pëlqen diçka në veshjen e Kate”.

Mbretëresha thuhet se nuk kishte kaluar shumë kohë me Kate para fejesës me princin Uilliam dhe sipas ekspertes mbretërore Katie Nicholl, ajo kishte “shqetësime të mëdha” për të.

Por në 8-vjetorin e martesës me princin Ëilliam, mbretëresha e vlerësoi Kate Middleton me një titull të veçantë: Dame Grand Cross.