Vendosni fjalën kyçe....

Tenton të vrasë me thikë një person, arrestohet 66-vjeçari në Fier


Një 66-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Fier, pas akuzave se ka tentuar të vrasë me thikë një person.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet G.K, 66 vjeç, banues në Fier. 66-vjeçari ka tentuar të vrasë 57-vjeçarin me inicialet N.K, 57 vjeç, i cili ndodhet në spital

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin

G.K, 66 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës(thikë), shtetasin N.K, 57 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *