Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Kemi ende një nivel të papranueshëm papunësie, detyrë e shtetit ta garantojë


Me rastin e 1 Majit, presidenti i Republikës Ilir Meta ka një mesazh për qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Meta shprehet se në Shqipëri ka ende një nivel të papranueshëm papunësie.

“Duke u uruar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, ndaj sot shqetësimin me të gjithë punëtorët, të sektorit publik dhe të atij privat, për kushte më të mira e më dinjitoze pune dhe për respektim të legjislacionit, që garanton plotësisht të drejtat e tyre.

Me punën, mundin dhe energjinë e tyre, punëtorët kanë një kontribut thelbësor për zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit. Por fatkeqësisht, Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe vazhdon të vuajë largimin në emigrim të shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.
Është detyra e shtetit në rradhë të parë të garantojë, jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune, në mënyrë që kjo kategori vitale të ndërtojë të ardhmen dhe të kontribuojë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë.”
, shkruan Meta.

Mes rreshtash, presidenti falenderon edhe emigrantët, që sipas tij me punën e tyre kanë dhënë ndihmë të jashtëzakonshme kundër varfërisë dhe zhvillimit të vendit në vitet e vështira të tranzicionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *