Vendosni fjalën kyçe....

U kapet kanabis gati për kultivim, pranga 2 personave në Mirditë


Dy persona janë ndaluar në Mirditë pasi akuzohen se ppër kultivim narkotikësh.

Pas kontrollit në mjedise të ndryshme në zonën e Mirditës, në fshatin Kaçinar, policia ka gjetur disa kubikë me kanabis të gatshëm për t’u mbjellë.

Në pranga kanë rënë 31-vjeçari me iniciale E.L. dhe 21-vjeçari me iniciale J.D.

Njoftimi i policisë

Mirditë – Kontrolle të imtësishme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike

Arrestohen në flagrancë dy shtetas pasi gjatë kontrollit Policia gjeti një sasi kubikësh të kultivuar me fara kanabisi

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit për marrjen e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët e tjerë që i ngarkon ligji, dhe në mënyrë të veçantë me aleatin më kryesor të Policisë, me qytetarët.

Policia e Mirditës pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë, si dhe kontrolleve të imtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe asgjësimin të disa fidanëve në kubikë, në një ambient të mbyllur, në fshatin Kaçinar, Mirditë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve:

– E.L., 31 vjeç, banues në Lezhë;

– J.D., 21 vjeç, banues në Krujë.

Policia Mirditë në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *