Vendosni fjalën kyçe....

Gjysmë finalja e parë e Champions, formacionet mes Tottenham dhe Ajax


Sonte në Londër luhet gjysmë finalja e parë e Uefa Champions League, ajo mes Tottenham dhe Ajax. Të dy ekipet vijnë surprizë deri në këtë fazë.

Tottenham arriti të eleminojë Manchester Cityn në një ndeshje të çmednur dhe plot gola, kurse Ajax në fazën e 16 eleminoi Real Madrid dhe në çerek finale eleminoi Juventusin.

1.Tottenhami i ka fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi, në Ligën e Kampionëve. Gjatë kësaj ecurie, ata e kanë pësuar vetëm një gol, mirëpo së fundi janë në një lloj krize. Për shkak të dëmtimeve kapiteni Harry Kane dhe Heung-Min Soni do të mungojë sonte.

2.Edhe pse e ka skuadrën me moshën mesatare më të re nga 32 klubet që morën pjesë këtë sezon në Ligën e Kampionëve (skuadra që eleminoi realin ishte 24 vjeç), Ajaxi është i pamposhtur në fushën kundërshtare në Ligën e Kampionëve. Fitoret kundër Real Madridit dhe Juventusit në fazën eliminatore e dëshmojnë se ata nuk frikësohen në skenën e madhe të futbollit.

Që Ajaxi të jetë i suksesshëm kjo do të varet shumë nga mesfushori Dusan Tadic. Serbi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në nëntë gola në Evropë këtë sezon, duke kontribuar me gjashtë gola dhe tri asiste. Para tij radhitet vetëm Messi, i cili ka kontribuar në 13 gola këtë sezon.

Në të 5 kampionatet kryesore ne Europë (Spanjë, Angli, Itali, Gjermani, Francë) duke futur edhe Portugalinë dhe Holandën vetëm një klub ka shënuar mbi 100 gola në 32 javë nga 34. Ajaksi sot numëron 111 gola që i japin atij vendin e parë në kampionat në krahasim me Eindhoven (95), që e ndek nga pas.

5.Skuadra e Ajaxit përbëhet nga mbrojtës anësorë të cilët kanë shënuar pesë herë në fazën e grupeve, apo plot 16 herë në të gjitha garat gjatë sezonit 2018/19.

6.Tottenhamit mund t’i mungojnë disa nga lojtarët më të rëndësishëm – veçanërisht Harry Kane dhe Heung-Min Son – mirëpo atyre nuk u mungon vullneti për të luftuar. Trajneri Poketino ka thënë: “Kemi vajtur shumë larg për tu ndjerë të lodhur”.

Bashkë me këtë të kësaj të marte këtij ajaksi të mrekullueshëm i mbeten maksimumi edhe 3 ndeshje në Europë, nëse shkon deri në finale. Sepse më shumë se gjysma e skuadrës duke nisur nga Frenkie De Jong, do të shitet në klubet e mëdha gjatë korrikut.

Formacionet e mundshme:

Tottenham: Lloris; Trippier, Alderëeireld, Sánchez, Rose; Dier, ëanyama, Eriksen; Alli, Lucas; Llorente

Ajax: Onana; Tagliafico, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Beek, Schöne; Neres, Tadić, Ziyech

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *