Ka mjaftuar kjo foto për të kuptuar se sa shumë të përgatitur janë truprojët për të mbrojtur Edi Ramën.
Gjatë vizitës që u shoqërua me tensione në Shkodër, jo vetëm që truprojët e kishin rrethuar Ramën kur u drejtua tek studentët që po e kundërshtonin, por në dorë njëri prej tyre mbante edhe një valixhe.
Nga një kërkim i thjeshtë në “Google”, duket se valixhja është një mbulesë antiplumb për të mbrojtur kokën dhe qafën, që përdoret në protokollet e mbrojtjes së personave me rrezikshmëri të lartë sulmi, siç janë edhe kryeministrat.