Vendosni fjalën kyçe....

Humbën rrugën, turistët gjermanë bllokohen në Theth


Shpëtohen dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në zonën e thethit.

Pas marrjes së njoftimit, një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është nisur në drejtim të zonës, në ndihmë të turistëve. Banorët e kësaj zone u kanë ardhur në ndihmë policëve për të gjetur turistët.

“Në bashkëpunim me banorët e zonës, shërbimet e Policisë në orët e mbrëmjes kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen dy turistëve E. S., dhe A. B., me shtetësi gjermane, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit, pasi kishin humbur rrugën.

Policia dhe banorët e zonës kanë transportuar turistët, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe i kanë strehuar ata në një banesë në fshatin Theth.

Policia e Shtetit falënderon banorët e zonës për ndihmën e dhënë për gjetjen e dy turistëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *