Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: Nëse nuk i hapen negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ketë efekt negativ


Komisioneri Europian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka deklaruar për mediat gjermane se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të jenë optimistë që pas zgjedhjeve të PE-së, Komisioni do të japë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave, duke u bazuar mbi reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet.

Hahn thekson se Maqedonia e Veriut arriti një marrëveshjes historike me Greqinë, që solli mbylljen e pengesave që kanë zgjatur për dekada. Komisioneri i dha këto deklarata pak para samitit që po organizon Gjermania dhe Franca me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendet e BE-së e kanë miratuar hapjen e negociatave në parim që vitin e shkuar, por për nisjen e tyre lanë dhe një vit kohë, për të vëzhguar ecurinë me reformat.

Komisioni Europian do ta paraqesë raportin menjëherë pas zgjedhjeve të PE-së, midis datave 23 dhe 26 maj. Ky rekomandim do të shërbejnë si bazë për vendimin përfundimtar  të vendeve anëtare.

“Ne duhet të ndjekim politika të besueshme që të vazhdojmë t’i shtyjmë vendet ballkanike për reforma, dhe të ruajmë ndikimin tonë në rajon”, tha Hahn.

Nëse BE ndryshon qëndrim dhe nuk njeh përparimin e arritur nga këto vende, pasojat do të ishin dramatike, sipas Hahn. Jo vetëm që do të preknin vendet e të gjithë rajonit, por do të zhbënin përpjekjet e arritura deri tani për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *