Vendosni fjalën kyçe....

Eliza Dushku në pritje të ëmbël (FOTOT)


Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku së shpejti do të bëhet nënë. Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja gjatë premierës së dokumentarit të saj “Mapplethorpe” që u zhvillua në Neë York City.

“Jemi shumë të emocionuar. U martuam në gusht dhe ky është një vit shumë special për ne,”-tha Eliza për gazetarët.

Në premierën e dokumentarit, Dushku  shoqërohej nga bashkëshorti i saj Peter Palandijian, i cili është CEO i Korporatës Interkontinentale Real Estate Corporation, e cila ka një vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh.

Aktorja me origjinë shqiptare dhe biznesmeni amerikan u martuan në Boston më 8 gusht 2018, vetëm 1 vit pasi njoftuan fejesën e tyre.

a Du


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *