Vendosni fjalën kyçe....

“Adhuruesit e Pashkëve” – Obama e Clinton kritikohen për termin e përdorur ndaj sulmeve në Sri Lanka


Shumë perdorues të rrjeteve sociale besojnë se figurat e shquara të Partisë Demokratike në SHBA e shmangin qëllimisht përdorimin e fjalës “të krishterë”, teksa dënuan sulmet terroriste në disa kisha dhe hotele në Sri Lanka të dielën e Pashkëve ku deri tani kanë humbur jetën më shumë se 300 persona.

Ata janë shprehur se kjo është pjesë e një politike për të minuar besimin e krishterë në SHBA.

Tetë sulmet me bomba në Sri Lanka, që vranë pothuajse 300 veta për të dielën e Pashkëve, nxitën reagime të ashpra në mbarë botën. Por mënyra se si disa politikanë amerikanë shprehën ngushëllimet e tyre nxitën një protestë të vogël mes amerikanëve konservatorë.

Ish-Presidenti Barak Obama dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, përdorën termin “adhuruesit e Pashkëve” në vend të “të krishterëve” kur iu referua viktimave të sulmeve dhe kjo shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Tre kisha të krishtera në Sri Lanka u vunë nën shënjestër nga autorët, duke nënkuptuar se pakica e krishterë ishte shënjestra e sulmit. Disa komentues në SHBA thanë se Obama dhe Clinton bënë gabim kur nuk përmendën fenë në reagimin e tyre.

Zemërimi i veçantë u nxit nga fakti se të dy politikanët amerikanë nuk hezituan të përdorin fjalën “mysliman” kur shprehën ngushëllimet për viktimat e masakrës së muajit të kaluar në xhami në Christchurch, Zelandë e Re.

Obama dhe Clinton nuk ishin të vetmit demokratë amerikanë, të cilët përdorën këtë terminologji në lidhje me gjakderdhjen në Sri Lanka. Të njëjtën gjë bëri Adam Schiff, kryetar demokrat i Komitetit të Inteligjencës të Shtëpisë. Po kështu, të njëjtat fjalë përdori edhe prokurori, Trent Shores.

Kritika bazohet në perceptimin se Partia Demokratike është e prirur të minimizojë rrënjët e krishtera të Amerikës për hir të ndjeshmërisë së njerëzve që adhurojnë fetë e tjera. Mendimi ndoshta është reflektuar më së miri në reportazhin e “Fox Neës” mbi luftën e supozuar “ndaj Krishtlindjeve” në SHBA.

Në këtë rast të veçantë, megjithatë, nocioni mund të jetë i gabuar, vuri në dukje një komentues. Kishat e krishtera nuk janë ekskluzivisht vende të krishtera të adhurimit atje, përkundrazi.

Në Sri Lanka, krishterimi luan një rol të veçantë duke shërbyer si një urë mes njerëzve, duke mirëpritur grupet etnike sinhaleze dhe ato tamile.

Duke pasur parasysh se separatizmi Tamil ishte shkaku i një lufte të përgjakshme 25-vjeçare në ishullin e Azisë Jugore, e cila përfundoi vetëm një dekadë më parë, mund të kuptohet pse ky rol është vlerësuar shumë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT