Vendosni fjalën kyçe....

Nga e enjtja përshkallëzim të protestave, Basha: S’ka zgjedhje pa u dënuar Dako e Gjiknuri


Që prej së enjtes në vijim, protestat e opozitës së bashkuar do të shtrihen në mbarë vendin. Ky është vendimi që  është marrë në mbledhjen e sotme të kreut të PD-së, Basha, me Kolegjin e Kryetarëve.

Takimi u zhvillua ditën e sotme në selinë e PD-së, ku kryedemokrati ka deklaruar se zgjedhjet pa opozitën janë farsë dhe se opozita e bashkuar nuk do i lejojë ato.

Basha theksoi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndëshkuar hajdutët e votave të zgjedheve të vitit 2017.

“Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Largimi i Ramës i hap rrugën zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet.” – tha Basha.

Më tej Basha theksoi se zgjedhjet e lira e të ndershme do kthejnë në vend legjitimiteti e munguar nga mungesa e gjykatave Kushtetuese e të Lartë.

“Vetëm zgjedhjet e lira do t’i kthejnë legjitimitetin institucioneve, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej një viti e gjysëm, Gjykata e Lartë nuk funksionon, Prokuroria e Përgjithshme është e paligjshme dhe kur Parlamenti ilegjitim është kthyer në vegël te krimit dhe oligarkisë, që po grabisin dhe shkatërrojnë vendin duke mbjellë mjerim dhe pasiguri kudo.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *