Vendosni fjalën kyçe....

Edy Reja do të jetë trajneri i ri i kombëtares, konfirmimi i tij çështje orësh


Trajneri italian Edy Reja është i përzgjedhuri i Armando Dukës për drejtimin e kombëtares shqiptare dhe zyrtarizimi i tij është vetëm çështje orësh.

Sipas “Balkanweb” trajneri 73-vjeçar ka arritur një marrëveshje me presidentin Armando Duka dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet të martën.

Reja do të zbarkojë në Tiranë ditën e martë për t’u prezantuar më pas zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares. Reja pritet të firmos një kontratë deri në nëntor me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.

Kështu, pas Beppe Dosena, Gianni De Biasi dhe C.Panuçi, Reja do të jetë italiani i 4-ët që do të marrë drejtimin e Kombëtares.

Takimi i parë mes presidentit Duka dhe italianit ishte në Shkodër, ku Reja u pa në shkallët e “Loro Boriçit” gjatë ndeshjes së Shqipërisë dhe Turqisë.

Duka zhvilloi dhe një takim të dytë me Reja-n në Bolonjë ku mori dhe miratimin final nga tekniku italian.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *