Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në protestë, lëndohen gazetarë e fotoreporterë (Foto)


Tensionet në protestë kanë prodhuar edhe lëndime për persona të ndryshëm.

Deri më tani sipas informacioneve të para bëhet me dije se janë lënduar gazetarë dhe fotoreporterë si edhe janë mbi 15 protestues të  plagosur ose me probleme të rënda me frymëmarrjen.

Ndërsa nga radhët e policisë bëhet me dije se janë lënduar 5 efektivë.

Në foto shihet i gjakosur një fotoreporter i ndodhur në afërsi ku policia përplasej me protestuesit.

Ndërsa një gazetare e Tema Tv ka humbur ndjenjat pas përdorimit të gazit lotsjellës nga policia për të shpërndarë turmën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *