Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Ekuador njeriu i afërt me Julian Assange


Ministrja e Brendshme e Ekuadorit, María Paula Romo

Pas Julian Assange, arrestohet dhe një person i afërt me të ndërsa po përpiqej të largohej nga Ekuadori. Lajmi u dha nga ministria e brendshme e vendit, shkruan “BBC“.

Ministrja e Brendshme e Ekuadorit, María Paula Romo nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka lidhje me bashkëthemeluesin e Wikileaks, por tha se ai ishte arrestuar për “qëllime hetimore”.

“Një person i afërt me Wikileaks, i cili jeton në Ekuador, u arrestua këtë pasdite, kur po përgatitej për të udhëtuar në Japoni”, tha të enjten vonë ministrja.

Sipas saj, personi ka jetuar në Ekuador për disa vjet dhe shpesh ka udhëtuar në ambasadën e Londrës ku Assange qëndronte.

“Associated Press”, duke cituar një zyrtar qeveritar shkruan se ky person është Ola Bini, një zhvillues suedez i softuerit.

Themeluesi i “Wikileaks”-it Julian Assange u arrestua një ditë më parë në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku strehohej prej 7 vjetësh.