Vendosni fjalën kyçe....

“Policia s’është e përgatitur për skenare të tilla, këto gjëra ndodhin kudo” – Ministri Lleshaj


Ministri Lleshaj ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi para dy ditësh në aeroportin e Rinasit, ku ndodhi një grabitje e armatosur në pistë, pak metra larg avionit brenda të cilit ndodheshin 160 pasagjerë.

Në fjalën e tij në parlament, Lleshaj tha se këto gjëra ndodhin kudo, por asgjëkundësi nuk quhet turp kombëtar ndërsa theksoi se edhe mund të pranonte se në Rinas ishte cënuar siguria kombëtare.

“Futja e imagjinatës nuk na çon asgjëkundi pasi gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Nuk është kjo arsyeja për të dramatizuar se çfarë mund të kishte ndodhur. Ajo që ka ndodhur është mjaftueshmërisht e rëndë. Sigurisht që edhe mund ta pranojmë se ka ndodhur cënim i sigurisë kombëtare, jo rrëzim. Këtë nuk e pranoj kurrsesi.” – tha Lleshaj.

Më tej ai tha se policia është përballur më një skenar të cilin nuk e llogarit, siç është sulmi me granata luftarake.

Ndërsa shtoi më tej se grupi që kreu grabitjen ishte arratisur nga një burg i Greqisë, edhe pse deri tani nuk ka asnjë informacion lidhur me anëtarët e tjerë të grupit.

“Ata janë vënë përballë një situate krejtësisht të pallogaritur në skenaret e rriskut që llogarit policia e shtetit. Policia e shtetit nuk llogarit që të vendoset përballë një sulmi të armatosur ku përdoren edhe granatat luftarake. Nuk është skenar për të cilin policia e shtetit përgatitet. Mos harrojmë që ky grup kriminal që u kap këtu është arratisur nga një burg i një vendi të Bashkimit Europian.” – shtoi ministri.

Ai e quajti grabitjen e ndodhur në Rinas një incident, ndërsa theksoi se që nga dita e djeshme aeroporti është i sigurtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *