Vendosni fjalën kyçe....

Basha: SPAK-u po nxit grabitjen e shqiptarëve, asnjë lëvizje për aferën mafioze të incineratorëve


Kreu i PD-së, Basha, ka vijuar denoncimin e tij ndaj çështjes së incineratorëve.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu, kryedemokrati tha se SPAK-u nuk ka bërë asnjë lëvizje ndaj aferës më të rëndë korruptive të 30 viteve të fundit në vend.

“Kjo është afera më e madhe dhe më e rëndë e këtyre 30 viteve, deri tani nuk ka asnjë veprim nga SPAK-u. Për vitin e ardhshëm kanë planifikuar 120 milionë euro të tjera për koncesionet korruptive. 20 milionë euro vetëm për incineratorët. Të vetmit që nuk lëvizin ende kundër këtij grupi të strukturuar kriminal janë prokurorët e SPAK-ut. Prokurorët janë të superpaguar, të mirëmbrojtur por nuk lëvizin ende për këtë aferë mafioze. Zotërinj të SPAK-ut ju inkurajoni vjedhjen e grabitjen e shqiptarëve. Ky nuk është një debat politik mes PD-së e PS-së, kjo është një aferë që përball çdo shqiptar me një grup të strukturuar kriminal që po grabit taksat e tyre.” – tha Basha.

Me qeverinë e re, do nisë zbatimi i ligjt antimafia, që do gjurmojë, sekuestrojë, konfiskojë e kthejë paratë që u janë grabitur shqiptarëve nga zyrtarët e lartë të qeverisë.

“Me formimin e qeverisë së re do nisë nga puna ligji antimafia. Ai do gjejë paratë e shqiptarëve kudo ku janë depozituar dhe do i kthejë ato ndërsa zyrtarët që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme do dalë para drejtësisë.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *