Vendosni fjalën kyçe....

Jepet dënimi për të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit


Jepet vendimi për të akuzuarit për vrasjen e të riut të vrarë tre vjet më parë në Tiranë, Marvi Mihalit. Kështu mësohet se Gjykata ka vendosur që Devis Bitraj të dënohet me 19 vjet burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridesn Alla.

Tre të fundit Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kishin kërkuar gjykatës t’i shpallë të pafajshëm. Ndërkohë Dejvi Bitraj e kishte pranuar autorësinë e vrasjes dhe kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”.

Duke patur parasysh vitet e dënimit që vendosen për një vrasje, duket se kërkesa e Bitrit është marrë në konsideratë nga Gjykata.

Prindërit e Marvi Mihalit e kanë kundërshtuar vendimin e gjyklatës.

“Këta gjykatës hoqën paramendimin nga vepra penale dhe lanë vetëm vrasje në bashkëpunim me dashje dhe nuk u bëhet vonë për djalin tim që vdiq. Fatin tim të zi e provofshin gjykatësit në fillim. Kaq kam për të thënë. E provofshin fatin tim të zi te fëmijët e tyre”, tha nëna e Marvi Mihalit.

Ndërsa babai kërcënoi se do ta vendoste vetë drejtësinë: “Turp për Sokol Tomën, Tan Gjermenin dhe Besnik Hoxhën. Mallkimi i djalit im u ndjek, o plehra. Si e ndërrojnë kualifikimin e veprës kur faktet janë të pastra. Cfarë është kjo drejtësi?! Padrejtësia e gjykatësve sot lëvizi pllakën e djalit tim, por ne do ta ndjekim me cdo kusht, unë do ta vendos drejtësinë me të gjitha mënyrat. 19 vite Devi Bitrajt që më vrau çunin turp e faqe e zezë”.

Ky proces gjyqësor është shoqëruar edhe më herët me debate, pasi babai i Dejvi Bitrajt ka deklaruar se kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash për vdekjen e djalit të tyre, ndërsa familjarët e viktimës i kanë hedhur poshtë këto deklarata.

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit Selman Stermasi.  Mes të rinjve të konfliktuar ka patur një debat banal për një karikues telefoni mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe kushërit të këtij të fundit.

Nga deklarimet mësohet se kushëriri i Marvit kishte blerë një telefon tek Dejvi dhe ky i fundit nuk i kishte dhënë karikuesin.

Më pas  Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë. Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, njëri prej tyre e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *