Vendosni fjalën kyçe....

Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani, pronari i ngarkesës me banane ku u kapën 613 kg kokainë


Arbër Çekaj, kompania e të cilit kishte porositur në Kolumbi një kontenier me banane, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë ka kërkuar azil politike në Gjermani.

Çekaj, pronari i kompanisë Arbri Garden u ndalua në Gjermani më 4 maj 2018, ndërsa ishte larguar nga Shqipëria 24 orë pas kapjes së ngarkesës me banane ku u kap sasia e madhe e kokainës, më 27 shkurt 2018.

Ndërkohë në burg janë ende shoferi i kamionit, Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës, Donaldo Lushaj, të cilët e kanë kundërshtuar vazhdimisht se kanë pasur dijeni për drogën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *