Vendosni fjalën kyçe....

Risia e PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve sjell në Tiranë dy zyrtarët e lartë britanikë


Partia Demokratike ka përcaktuar votimin e kandidatëve nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik. Ky proces do kalojë në 3 faza dhe për këtë arsye kanë mbërritur në Tiranë, dy zyrtarë të lartë të Partisë Konservatore Britanike.

Risia e Partisë Demokratike, procesi për votimin e kandidatëve nga anëtarësia, sipas modelit konservator britanik do të kalojë në 3 faza.

Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia. Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.

Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe:

  1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve
  2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
  3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare.

Deri më sot, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.

Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.