Vendosni fjalën kyçe....

Ofendoi fansat me shakanë e “1 Prillit”, Justin Bieber kërkon falje


Pas shakasë së 1 prillit të Justin Bieber-it, shumë njerëz u ofenduan, sidomos ata që nuk bënin dot fëmijë.  Bieber gënjeu fansat duke thënë se bashkëshortja e tij, Hailey Baldëin ishte shtatzënë, madje duke publikuar dhe foto nga spitali dhe eko të fëmijës.

Pas reagimeve në rrjet, Justin kërkoi falje duke thënë se ndonjëherë nuk mund ta kuptosh se çfarë i lëndon njerëz

“Gjithmonë do ketë njerëz që ofendohen. Ka edhe njerëz që nuk i marrim mirë shakatë. Unë jam shakaxhi dhe ishte dita e gënjeshtrave.

Por unë nuk doja të tregohesha i pandjeshëm ndaj njerëzve që nuk mund të kenë fëmijë. Shumë njerëz që unë njoh në ditën e gënjeshtrave u thonë prindërve se kanë ngelur shtatzënë duke pritur një reagim të madh. Por unë do kërkoj falje gjithsesi dhe do marr përgjegjësinë, dhe i them më vjen keq njerëzve që u ofenduan. 

Nuk dua që dikush të lëndohet nga një shaka… është si në rastin kur i hodha motrës time të vogël tortë në fytyrë për ditëlindje por ajo filloi të qante. Ti thjesht ndonjëherë nuk e di se mund të lëndosh dikë, jo se shtatzënia mund të krahasohet me tortën por po e them thjesht për të krijuar një ide se si ti nuk e di kë po ofendon.

Disa mund të kenë qeshur por disa të tjerë u ofenduan.”, tha Justin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *