Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët britanikë shtyjnë BREXIT-in


Deputetët britanikë kanë votuar në shumicë për të detyruar kryeministren Theresa May të kërkojë një zgjatje të procesit të Brexit, në mënyrë që të shmanget ndonjë skenar pa marrëveshje.

Yvette Cooper e Partisë Laburiste udhëhoqi masën, të cilën e kaluan në Dhomë brenda ditës.

BBC” shkruan se projektligji do të ketë nevojë për miratimin e Lordëve që të bëhet ligj, ndërsa BE është ajo që vendos nëse do të japë një shtyrje afati.

Ky vendim vjen  ndërkohë që vijojnë bisedimet mes kryeministres Theresa May dhe udhëheqësit të Partisë Laburiste Jeremy Corbyn për t’i dhënë fund bllokimit të Brexit.

Diskutimet mes dy udhëheqësve të mërkurën u përshkruan si “konstruktive”, por u kritikuan nga deputetët në të dyja partitë.

Ndërkohë, Kancelari Philip Hammond  pret që Brukseli të insistojë në një vonesë të gjatë të Brexit-it dhe të përshkruajë një votim publik për të miratuar çdo marrëveshje përfundimtare si “një propozim të përkryer të besueshëm”.

Përpjekjet e Cooper për të parandaluar largimin nga BE nuk kaluan dot për një votë, 313 me 312.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *